Janevska: Do të finalizohen disa nene të Propozim- ligjit për arsimin e mesëm dhe më pas do të kthehet në Kuvend
- Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot në pyetjen e gazetarëve lidhur me Propozim- ligjin për arsimin e mesëm i cili në fund të vitit u tërhoq, theksoi se ka disa nene që duhet të finalizohen. Ajo pret që të jetë gati nga data 20 deri më 25 të këtij muaji dhe më pas të kthehet në Kuvend.
Shkup, 9 janar 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot në pyetjen e gazetarëve lidhur me Propozim- ligjin për arsimin e mesëm i cili në fund të vitit u tërhoq, theksoi se ka disa nene që duhet të finalizohen. Ajo pret që të jetë gati nga data 20 deri më 25 të këtij muaji dhe më pas të kthehet në Kuvend.
"E dini që gjithmonë mundet më mirë. Kemi disa nene që besojmë se duhet t'i finalizojmë dhe pres që Ligji të jetë gati nga data 20 deri më 25 të këtij muaji dhe pastaj ta kthejmë në Kuvend. Në këtë moment jemi duke biseduar me partnerët tanë të koalicionit”, ka thënë Janevska në konferencën e sotme për media.
Ajo theksoi se nuk do të lejojnë që politika të ndalojë proceset në arsim.
"Në këtë vend askush askujt nuk mund t'ia ndalojë të dëgjojë, të intonojë dhe këndojë himnin e atyre që duan. Unë sinqerisht shpresoj që në një të ardhme të gjithë të ndihemi qytetarë të një shteti të vetëm dhe të gjithë do të respektojmë simbolet e shtetit tonë të përbashkët dhe se kjo nuk do të jetë problem", shtoi ministrja.
Propozim- ligji për arsimin e mesëm është tërhequr nga Kuvendi kah fundi i vitit, për shkak të amendamenteve të BDI-së dhe kundërshtimit të tyre ndaj njërës prej dispozitave që parashikon intonimin e himnit kombëtar në shkolla.
Foto: arkivi i MIA-s