• петок, 23 август 2024

IDF u bën thirrje palestinezëve nga Deir al-Balah që të evakuohen

IDF u bën thirrje palestinezëve nga Deir al-Balah që të evakuohen

Gaza, 21 gusht 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) sot u ka bërë thirrje palestinezëve, në një pjesë të vogël të zonës humanitare të caktuar nga Izraeli në Deir al Balah, në qendër të Gazës që të evakuohen.

Zëdhënësi i mediave izraelite të IDF, Aviçai Adrae, ka publikuar hartë të zonave që duhet të evakuohen dhe ka thënë se armata "do të veprojë me dhunë" kundër grupeve terroriste në zonën, publikoi "Tajms of Izrael".

"Për sigurinë tuaj, ju ftojmë që menjëherë të evakuoheni në perëndim. Rajoni në të cilin ndodheni konsiderohet si zonë e rrezikshme", tha Andrae.

Zona humanitare momentalisht përfshin rreth 42 kilometera ise 11 për qind të madhësisë së përgjithshme të Rripit të Gazës.

Sipas vlerësimeve të IDF, rreth 1,9 milionë palestinezë nga 2,3 milionë banorë të Gazës jetojnë në zonën humanitare. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан