• четврток, 22 август 2024

Hamasi: Pretendimet e Bajdenit për tërheqjen tonë nga negociatat janë "zhgënjyese"

Hamasi: Pretendimet e Bajdenit për tërheqjen tonë nga negociatat janë

Gaza, 20 gusht 2024 (MIA) - Hamasi sot e përgënjeshtroi deklaratën e presidentit amerikan Xho Bajden se grupi palestinez po tërhiqet nga negociatat paqësore, duke theksuar se kjo është "zhgënjyese" dhe nuk e reflekton qëndrimin e vërtetë të lëvizjes.

Hamasi deklaratat e Bajdenit i vlerësoi si "dritë jeshile amerikane për qeverinë sioniste ekstremiste të kryejë më shumë krime kundër civilëve të pafuqishëm".

Në kumtesën e Hamasit, citohet edhe se propozimi i ri për armëpushim i dhënë nga SHBA në bisedat në Doha javën e kaluar, është kthim nga negociatat e mëparshme, ndërsa grupi e akuzoi SHBA-në për "njëanshmëri" dhe "partneritet" me Izraelin. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан