• четврток, 09 јануари 2025

Funksionari i lartë amerikan Riçard Verma e fillon turneun ballkanik në Tiranë

Funksionari i lartë amerikan Riçard Verma e fillon turneun ballkanik në Tiranë

Tiranë, 9 janar 2025 (MIA) - Zëvendës sekretari shtetëror amerikan për menaxhim dhe burime, Riçard Verma pas takimit me kyeministrin shqiptar Edi Rama, vlerësoi se partneriteti i fuqishëm amerikan siguron përparim të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian (BE).

"Jam i kënaqur që u takova me kryeministrin Edi Rama në Tiranë që t'i falënderohem për mikpritjen e tij ndaj afganëve dhe përkrahjen e tij për Ukrainën. U pajtuam se integrimi në BE është kyç për ardhmërinë e Shqipërisë. Partneriteti i jonë i fuqishëm siguron përparim të Shqipërisë drejt anëtarësimit fuqiplotë në BE", publikoii Verma në rrjetin "X".

Verma dje arriti në Tiranë, stacioni i parë nga turneu ballkanik, ku deri më 11 janar do t'i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.

Sipas paralajmërimeve të Departamentit të Shtetit, Verma është në Tiranë për të biseduar për përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me SHBA-në.   

Në Prishtinë, ai do të bisedojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut me përkrahje të BE-së, përforcimin e menaxhimit dhe sundimin e së drejtës dhe për promovimin e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike.

Verma, gjatë vizitës në Serbi do ofrojë përkrahje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, përforcimin e sundimit të së drejtës dhe bashkëpunim më të afërt bilateral në çështjet ushtarake dhe të sigurisë.

Para vizitës në rajon, Verma bisedoi në Uashingotn me të dërguarin e posaçëm të BE-së në largim për negociatat Prishtinë - Beograd, Mirosllav Lajçak, i cili, siç u kumtua në "X", "e ka informuar për ngjarjet rajonale dhe Dialogun, duke e theksuar rëndësinë për bashkëpunim të afërt në Ballkanin Perëndimor". bsh/

Foto: Uikipedia

Остани поврзан