Eurokomisioneri Breton: Është e mundur ndalesë e platformës Iks në BE
- Eurokomisioneri për tregun e brendshëm, Tjeri Breton deklaroi se është ligjërisht e mundur ndalimi i platformës Iks, në pronësi të Ilon Mask, në vendet e Bashkimit Evropian.
Bruksel, 9 janar 2025 (MIA) - Eurokomisioneri për tregun e brendshëm, Tjeri Breton deklaroi se është ligjërisht e mundur ndalimi i platformës Iks, në pronësi të Ilon Mask, në vendet e Bashkimit Evropian.
Breton në intervistë për "LSI" francez theksoi se një vendim i tillë nuk do të ishte arbitrar, por do të bazohej në një bazë ligjore, nëse ish-Tuiter nuk përputhet me ligjet e BE-së për shërbimet digjitale (DSA) dhe tregjet digjitale (DMA), transmeton Anadolu.
Breton kujtoi se platforma Iks tashmë ishte e ndaluar në Brazil dhe paralajmëroi se një ndalim i mundshëm në Evropë do të kishte pasoja të rënda financiare për Mask.
Kritikat ndaj Mask janë intensifikuar për shkak të publikimeve të tij në rrjetet sociale që shprehin mbështetje për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë, si dhe duke synuar politikanët evropianë.
Politikanët evropianë i kanë bërë thirrje BE-së që të marrë masa kundër publikimeve të tilla të Mask, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në zgjedhje dhe punët e brendshme të vendeve. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s