• недела, 30 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Emërohen shefa të rinj të SPB Shtip dhe DPB Koçan

Emërohen shefa të rinj të SPB Shtip dhe DPB Koçan

Shtip, 26 mars 2025 (MIA) - Shef i ri i Sektorit të Punëve të Brendshme në Shtip është Bojan Veliçkovski, ndërsa Igor Jakovlevski është shef i ri i DPB Koçan. Ndryshimet janë bërë pas zjarrit në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski më 18 mars ka shkarkuar nga detyra shefat e SPB Shtip dhe DPB Koçan me qëllim për të kryer hetim të plotë dhe pa presion.

"Me qëllim për të siguruar një hetim plotësisht të pavarur dhe efikas, kam marrë vendim për shkarkimin e personave udhëheqës në policinë lokale në DPB Koçan dhe SPB Shtip dhe zëvendësimin e tyre me policë që nuk janë nga këto vende, gjegjësisht nga Shkupi. Një vendim i tillë nuk paragjykon asnjë faj, por është një hap që duhet të garantojë se procesi do të zhvillohet pa presion, dyshim apo ndikim", deklaroi në atë kohë Toshkovski.

Shefi i ri i SPB Shtup vjen në vendin e Dejan Saltirovskin, i cili deri atëherë e kryente këtë pozitë, ndërsa Jakovlevski është në vendin e Marija Manevskës. ls/ 

Foto: MIA

 

Остани поврзан