• сабота, 09 ноември 2024

Bllagica Llasovska në Forumin ndërkombëtar të PABSEK-ut

Bllagica Llasovska në Forumin ndërkombëtar të PABSEK-ut

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA)- Shefja e delegacionit të PABSEK-ut në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bllagica Llasovska, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), që u mbajt më 28 dhe 29 shtator 2024, në Rize, Republika e Turqisë.

Në këtë ngjarje morën pjesë pjesëmarrësit e parlamenteve të vendeve anëtare të PABSEK-ut, përfaqësuesit e lartë shtetërorë, profesorët universitarë dhe përfaqësuesit e PABSEK-ut.

Në hapjen e Forumit, Presidenti i Republikës së Turqisë, Tajip Erdogan, mbajti fjalim virtual.

Gjatë takimit, fjalime të tyre kishin edhe: Asaf Haxhiev, sekretar i përgjithshëm i PABSEK-ut; Fatih Donmez, zëvendëskryetar i PABSEK-ut; Insan Selim Bajdash, kryetar i Komunës së Rizes dhe të tjerë.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë mendime dhe të diskutojnë për çështjet që lidhen me temën e Forumit: Logjistika dhe transporti në Rajonin e Detit të Zi.

Në këtë kontekst, u theksua veçanërisht rëndësia e PABSEK-ut se si komponent parlamentar i Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, i bashkon përfaqësuesit e parlamenteve nacionale të vendeve anëtare në forcimin e partneritetit në rajon, me punën e tij e nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve të mira në planin bilateral dhe multilateral. 

 

 

Тагови

Остани поврзан