Bajdeni anulon vizitën në Itali për shkak të zjarreve katastrofale në Kaliforni
- Presidenti i SHBA-së Xho Bajden ka anuluar vizitën e planifikuar në Itali për shkak të zjarreve që përfshinë Los Angjelosin, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
Uashington, 9 janar 2025 (MIA)- Presidenti i SHBA-së Xho Bajden ka anuluar vizitën e planifikuar në Itali për shkak të zjarreve që përfshinë Los Angjelosin, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
"Pas kthimit nga Los Angjelosi ku është takuar me policinë, zjarrfikësit dhe ekipet për raste urgjente që luftojnë me zjarret në atë rajon, presidenti Bajden ka vendosur të anulojë vizitën e tij në Itali", deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan Pjer.
Zjarret që shpërthyen nga erërat e forta dhe vegjetacioni i ulët janë përhapur në pjesët veriore dhe veriperëndimore të Los Angjelosit. Të paktën pesë persona humbën jetën, ndërsa janë shkatërruar më shumë se 1.000 objekte.
Sipas vlerësimeve, dëmi i shkaktuar nga zjarret arrin mes 52 dhe 57 miliardë dollarë. Meteorologu kryesor i AccuWeather, Xhonatan Porter i ka përshkruar zjarret si "katastrofal dhe të përmasave të gjera"
Rreth 1.5 milionë njerëz në Kaliforninë Jugore mbetën pa energji elektrike, ndërsa dhjetëra mijëra janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Zjarret janë përhapur edhe në lagjen e njohur Holivud hills.
Foto: EPA