• четврток, 22 август 2024

Armata izraelite sulmoi një shkollë në të cilën ndodhej Hamasi, sipas mediave palestineze janë vrarë nëntë civilë

Armata izraelite sulmoi një shkollë në të cilën ndodhej Hamasi, sipas mediave palestineze janë vrarë nëntë civilë

Tel-Aviv, 20 gusht 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) pohon se ka kryer sulm ajror ndaj ushtarëve të Hamasit në një hapësirë komandimi të sistemuar në një shkollë në qytetin e Gazës.

Sipas deklaratës së tyre, Hamasi e ka përdorur dhomën e komandës në shkollën Mustafa Hafez për të planifikuar dhe kryer sulme ndaj ushtarëve në Gaza dhe Izrael, shkruan Tajms of Izrael. 

IDF-ja njoftoi se kishte ndërmarrë "shumë hapa" për të zbutur dëmin që i është shkaktuar civilëve në sulm, duke përfshirë përdorimin e municioneve precize, mbikëqyrjen ajrore dhe informacione tjera të inteligjencës.

Në muajt e fundit, sipas IDF-së, dhjetëra sulme ajrore janë kryer në vendet e Hamasit të vendosura në shkolla dhe vende të tjera që përdoren si strehimore për civilët.

Mediat palestineze njoftuan se në sulmin e shkollës u vranë nëntë palestinezë. 

Burimet lokale bëjnë të ditur se në shkollë ka pasur persona të shpërngulur dhe se nga sulmi janë lënduar dhjetëra persona.

Para dhjetë ditëve, më shumë se 100 civilë janë vrarë dhe 150 janë plagosur në një sulm izraelit në shkollën Al-Tabiin në zonën Al-Sahaba të lagjes Al-Daraj në lindje të qytetit të Gazës, ndërsa njerëzit ishin duke u falur.

Në 24 orët e fundit, nga sulmet izraelite janë vrarë të paktën 34 persona dhe 114 janë plagosur. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан