Alarme për bomba të vendosura, zjarre dhe ndërprerje të komunikacionit hekurudhor, në mesin e raportimeve të djeshme në 112
- – Gjatë 24 orëve të kaluara në Numrin e Vetëm të Thirrjeve për Raste Urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza ka pasur gjithsej 2 028 thirrje prej të cilave thirrje “reale” ishin 58,68%, ndërsa 41,32% ishin për nevoja të tjera të qytetarëve.
![Alarme për bomba të vendosura, zjarre dhe ndërprerje të komunikacionit hekurudhor, në mesin e raportimeve të djeshme në 112](https://mia.mk/index.php/images/20250208112653_big_730x400_96.webp )
Shkup, 8 shkurt 2025 (MIA) – Gjatë 24 orëve të kaluara në Numrin e Vetëm të Thirrjeve për Raste Urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza ka pasur gjithsej 2 028 thirrje prej të cilave thirrje “reale” ishin 58,68%, ndërsa 41,32% ishin për nevoja të tjera të qytetarëve.
Siç bëri të ditur QMK, për polici ishin dërguar 74,43%, në Ndihmën Urgjente Mjekësore 20,82%, ndërsa te zjarrfikësit 2,89% nga thirrjet reale drejt 112 në QMK.
Nëpërmjet Numrit të vetëm të urgjencës 112, dje janë marrë mbi njëqind raporte për bomba të vendosura në shkollat e mesme dhe fillore në vend. Denoncimet për bomba i janë përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme për veprime të mëtejshme, pas çka MPB-ja me metoda operative në terren ka konstatuar se ato ishin të rreme.
Në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej tetë (8) zjarre të hapura, të gjitha janë shuar nga zjarrfikësit. Paralelisht, zjarret janë shuar edhe në zonat e banuara dhe urbane, siç raportojnë qendrat rajonale të menaxhimit të krizave të QMK.
QMK rajonal Shkup, informoi se për shkak të një defekti në rampën e vendkalimit hekurudhor te Tregu me shumicë, prej orës 16.46 deri në orën 17.42, komunikacioni hekurudhor ishte ndërprerë, sipas komunikimit koordinues operativ me Hekurudhat e Maqedonisë.
Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. Njëkohësisht, QMK bën me dije se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga media për parandalimin dhe reagimin ndaj rasteve urgjente. fc/
Fotografia: Arkivi