• петок, 23 август 2024

Çmimi i medias gjermane "М100“ këtë vit e fitojnë Vjosa Osmani dhe Donald Tusk

Çmimi i medias gjermane

Berlin, 21 gusht 2024 (MIA) - Fituesit e çmimit të sivjetshëm të konferencës mediatike "M100" në Potsdam janë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, njoftoi sot Majk Shubert, prefekti i qytetit të vogël në afërsi të Berlinit.

Dy laureatët japin "vota të paçmueshme për mbështetje të shoqërisë sonë të lirë demokratike", sqaroi Shubert.

Tusk "është luftëtarë i palodhur kundër autokracisë", ndërsa Osmani "angazhohet me vendosmëri për demokraci në rajon, i cili gjatë kohë është i përfshirë nga konfliktet", shtoi ai.

Çmimi mediatik "M100" sipas organizatorëve, u jep respekt grave inkurajuese dhe burrave, të cilët luftojnë kundër shtypjes dhe angazhohet për lirinë dhe të drejtat e njerëzve.

Çmimet që nuk shoqërohen me përfitim monetar do të jepen më 12 shtator. Në ceremoninë në Potsdam do të flasë edhe kancelari gjerman Olaf Sholc, njoftuan organizatorët.

Që nga viti 2005, çmimi i medias "M100" ndahet nga një juri e përbërë nga gazetarë nga e gjithë bota, ndërsa vitin e kaluar ai iu dha lëvizjes "Gratë, Jeta dhe Liria" nga Irani. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан