• петок, 23 август 2024

Është arrestuar një banor i Arizonës pasi kërcënoi me vrasje të Trampit

Është arrestuar një banor i Arizonës pasi kërcënoi me vrasje të Trampit

Uashington, 23 gusht 2024 (MIA) – Ronald Li Sivrud (66) ishte arrestuar mbrëmë në qarkun Koçis, Arizona, pasi në rrjetet sociale ishte kërcënuar se do ta vrasë ish presidentin Donald Tramp, njoftuan të enjten nga zyra e sherifit të qarkut Koçis.

Trampi, kandidat për president i Partisë Republikane, mbrëmë ishte në qarkun Koçis, për vizitë në kufirin amerikano – meksikan, si pjesë e fushatës së tij.

“Jo, nuk kam dëgjuar për këtë, por nuk më befason, dhe arsyeja është se dua tu bëj gjëra të këqija njerëzve të këqij”, deklaroi Trampi në pyetjen lidhur me këtë kërcënim kundër tij në Arizonë.

Ky është rasti i fundit nga seria e kërcënimeve kundër kandidatëve për president amerikan para zgjedhjeve më 5 nëntor. 

Muajin e kaluar Trampi ishte plagosur në vesh gjatë një përpjekje për atentat, në të cilin ishin plagosur dy persona ndërsa një humbi jetën.

Në fillim të gushtit, një banor i Virxhinias ishte akuzuar për kërcënime kundër nënpresidentes Kamalla Harris, kundërshtares së Trampit nga Partia Demokratike, ndërsa në dhjetor ishte arrestuar një burrë nga Nju Hempshiri për shkak të kërcënimeve për vrasje të kandidatëve për president të Partisë Republikane. 

Pas të shtënave ndaj Trampit, Shërbimi sekret i SHBA-së u përball me kritika të mëdha, që shkaktuan dorëheqjen e shefit të këtij shërbimi federal. fc/

Остани поврзан