• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtatë persona e kanë humbur jetën në sulme ndaj forcave pakistaneze të sigurisë në afërsi të kufirit me Afganistanin

Shtatë persona e kanë humbur jetën në sulme ndaj forcave pakistaneze të sigurisë në afërsi të kufirit me Afganistanin

Islamabad, 12 maj 2024 (MIA) - Të paktën shtatë pjesëtarë të forcave pakistaneze të sigurisë janë vrarë në dy sulme të veçanta në afërsi të kufirit me Afganistanin, kumtoi sot ushtria, njoftoi DPA.

Në sulmin e parë, sipas ushtrisë, një mjet i improvizuar shpërthyes ka shënjestruar një automjet të njësisë për çaktivizimin e bombave në rajonin Data Kel në provincën Vaziristani Verior. Pas shpërthimit, militantët kanë hapur zjarr.

Pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë e kanë humbur jetën, ndërsa dy janë plagosur.

Në sulmin e dytë, militantët kanë hyrë në një postbllok në rajonin Mir Ali dhe vranë dy ushtarë.

Pakistani shënon rritje të sulmeve nga talebanët pakistanezë pasi kolegët e tyre afganë e kanë ndërmarrë pushtetin në Afganistan në vitin 2021, njofton DPA.

Sulmet e fundit vijnë disa ditë pasi militantët kanë kryer sulm me bomba në një shkollë të grave në Vaziristanin Verior. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR