Bisedë telefonike Si-Tramp
- Presidenti i Kinës, Si Xhinping sot zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donald Tramp, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme në Pekin.
- Post By Fami Bajrami
- 17:37, 5 qershor, 2025
Pekin, 5 qershor 2025 (MIA) - Presidenti i Kinës, Si Xhinping sot zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donald Tramp, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme në Pekin.
Biseda telefonike u iniciua nga Trampi, por nuk janë publikuar detaje.
Biseda u zhvillua në një kohë kur Kina dhe SHBA-ja po akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes tregtare të nënshkruar muajin e kaluar në Gjenevë e cila parashikon ulje të përkohshme të tarifave dhe rivendosjen e eksporteve të lëndëve të para kryesore.
SHBA-ja dhe Kina më 12 maj në Gjenevë arritën marrëveshje për të ulur përkohësisht tarifat për një periudhë prej 90 ditësh, pas çka SHBA-ja i uli tarifat për produktet kineze nga 145 në 30 për qind, ndërsa Kina i uli tarifat për artikujt amerikane nga 125 në 10 për qind.
Trampi në prill vendosi tarifa prej 145 për qind për mallrat kineze, ndërsa Pekini u përgjigj duke rritur tarifat e importit për mallrat amerikane në 125 për qind. rq/
Foto: arkivi i EPA-s