• e diel, 28 prill 2024

Deklarate për privatësi

MIA e respekton privatësinë e shfrytësuesve të serviseve dhe shërbimeve të saj informative, si dhe privatësinë e vizitorëve të internet faqes www.shqen.mia.mk.

Grumbullimi, ruajtja, shfrytëzimi dhe heqja e të dhënave personale zhvillohet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (SV. 7/05).

Të gjitha të dhënat personale që janë marrë në formë elektronike apo në një formë tjetër, si dhe të dhënat të cilat personi i ka vendosur në formularet në internet faqen www.shqen.mia.mk, konsiderohet se janë marrë me pajtimin e atij personi.

MIA nuk është përgjegjëse, që pasojat, dëmi material apo dëm tjetër që mund të paraqitet tek personi dhe tek personat e tjerë fizikë apo juridikë, nëse personi jep/vendos të dhëna jo të sakta apo jo të plota.

Të dhënat personale janë marrë vetëm për shkak të sigurimit të papenguar dhe vendosjes së serviseve dhe shërbimeve informative të MIA-s, të anketuesit/shfrytëzuesit apo vizitorit në internet faqen www.shqen.mia.mk.

MIA i ruan të dhënat personale të anketuesit/shfrytëzuesit, vetëm derisa zgjat detyrimi për shkak të së cilit të dhënat janë marrë.
Kur do të ndërpritet kontrata apo lloji tjetër i lidhjes mes MIA-s dhe personit anketues/shfrytëzues, të gjitha të dhënat personale përgjithmonë hiqen nga Përmbledhja e të dhënave personale të MIA-s, në afat prej 90 ditëve.

MIA obligohet që përpunimin e të dhënave personale të mos e besojë, as ato t'ia lëshojë një personi të tretë.

Të dhënat personale të shfrytëzuesve të serviseve dhe shërbimeve informative të MIA-s dhe të vizitorëve të internet faqes www.shqen.mia.mk, nuk janë të kapshme për persona të tretë, përveç në raste kur kjo është caktuar ndryshe me ligj.

Të dhënat personale të shfrytëzuesve të serviseve dhe shërbimeve infomative të MIA-s dhe të vizitorëve të internet faqes www.shqen.mia.mk, nuk do të përdoren, as nuk do të lëshohen për reklama, marketinig apo qëllime të ngjashme afariste.