• e premte, 05 dhjetor 2025

Robles: Spanja beson se shpenzimet në mbrojtje prej dy për qind të BPV-së janë të mjaftueshme

Robles: Spanja beson se shpenzimet në mbrojtje prej dy për qind të BPV-së janë të mjaftueshme

Bruksel, 5 qershor 2025 (MIA) - Spanja beson se shpenzimet e mbrojtjes në nivel prej dy për qind të BPV-së janë të mjaftueshme për të përmbushur detyrimet që ka ndërmarrë, deklaroi sot në Bruksel ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles.

"Është e rëndësishme që çdo vend të jetë në gjendje të përmbush objektivat që i ka vendosur", deklaroi Robles në margjinat e takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku një nga temat kryesore është rritja e shpenzimeve të mbrojtjes.

Më herët, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset deklaroi se midis ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s "ekziston pothuajse konsensus" rreth rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në pesë për qind të BPV-së, duke shtuar se pret konfirmimin e këtij vendimi në Samitin e Aleancës në Hagë që është planifikuar të mbahet nga 24 deri më 26 qershor.

Dhe pavarësisht qëndrimit se shpenzimet prej "dy për qind" janë të mjaftueshme, Robles theksoi se në Samitin e Hagës, Spanja nuk do të vendos veto në vendimin e NATO-s për të rritur objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR