• e premte, 05 dhjetor 2025

Misajllovski në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s në Bruksel konfirmoi angazhimin e vendit ndaj sigurisë kolektive

Misajllovski në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s në Bruksel konfirmoi angazhimin e vendit ndaj sigurisë kolektive

Bruksel, 5 qershor 2025 (MIA) - Në selinë e NATO-s në Bruksel, ministri Vllado Misajllovski së bashku me ministrat e Mbrojtjes të vendeve aleate, mori pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s ku u konfirmua angazhimi për mbrojtje të të gjithë territorit të NATO-s.

"Uniteti i Aleancës është në nivelin më të lartë. Riafirmuam angazhimin tonë të përbashkët për parandalimin dhe mbrojtjen në të gjithë territorin e NATO-s", tha ministri, duke shtuar se Aleanca është e bashkuar për nga tre detyrat e saja kryesore - mbrojtja dhe parandalimi, siguria kolektive dhe menaxhimi i krizave.

Siç informon Ministria e Mbrojtjes, Misajllovski tha se në takime është ngritur çështja e investimeve në mbrojtje destinuar për kapacitetet mbrojtëse dhe civile që do të forcojnë sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe qëndrueshmërinë shoqërore.

"Edhe pse mbrojtja është detyra kryesore e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, është e nevojshme që e gjithë shoqëria të përfshihet në rritjen e qëndrueshmërisë sonë, mbrojtjen e paqes, stabilitetin dhe sigurinë e çdo individi”, nënvizoi ai.

Ministri në takim dha mbështetje të plotë mbi përpjekjet për të forcuar Aleancën dhe riafirmoi angazhimin e vendit ndaj sigurisë kolektive.

Pasdite madje u mbajt një takim i Këshillit NATO-Ukrainë, ku vendet anëtare të NATO-s riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar mbështetjen afatgjatë për Ukrainën. Në këtë sesion mori pjesë edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të jashtme dhe Politikë të sigurisë, Kaja Kallas. Ministri Misajllovski mori pjesë edhe në një takim të Grupit të planifikimit bërthamor të NATO-s.

Ky takim është përgatitja e fundit para Samitit të NATO-s në Hagë i cili do të mbahet më 24 dhe 25 qershor 2025, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR