EAB dërgon 1.039 ton ndihmë humanitare në Rripin e Gazës
- Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë dërguar një konvoj me ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
- Post By Fami Bajrami
- 16:52, 5 qershor, 2025
Abu Dabi, 5 qershor 2025 (MIA) – Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë dërguar një konvoj me ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
Ndihma përbëhet nga 1,039 ton ushqim dhe miell të cilat do të ishin të mjaftueshme për nevojat e rreth 1.3 milion njerëzve.
Siç thuhet në deklaratën e Emirateve të Bashkuara Arabe (EAB), operacioni ofron një fluks të vazhdueshëm dhe të madh të ndihmës përmes të gjitha kanaleve në dispozicion. Pavarësisht sfidave humanitare, EAB vazhdon të ofrojë ndihmë ushqimore në enklavën palestineze.
EAB ka vënë në dukje se mbështetë 31 furrtari për të ndihmuar në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm të ushqimeve bazë në Rripin e Gazës.
foto: arkivi i DPA-së