• e premte, 05 dhjetor 2025

Turqi: Pesë kryetarë të komunave të opozitës janë shkarkuar nga detyra

Turqi: Pesë kryetarë të komunave të opozitës janë shkarkuar nga detyra

Ankara, 5 qershor 2025 (MIA) - Pesë kryetarë të komunave turke, që drejtohen nga Partia Popullore Republikane (CHP), janë shkarkuar nga detyra për shkak të hetimeve për korrupsion, njoftoi televizioni shtetëror TRT Haber.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, janë larguar përkohësisht nga detyra kryetarët e komunave të Stambollit, Avxhilar, Bujukçekmexhe dhe Gaziosmanpasha, si dhe të komunave Xhejhan dhe Sejhan në qarkun jugor të Adanasë.

Pesë personat u arrestuan dje me akuzat për "pranim ryshfeti" dhe "zhvatje", në kuadër të hetimeve të udhëhequra nga Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit.

Me këtë seri të re të arrestimeve, numri i kryetarëve të komunave të arrestuar nga radhët e Partisë Popullore Republikane (CHP) në Stamboll arriti në nëntë, përfshirë edhe kryetarin e Stambollit, Ekrem Imamoglu, raporton "Dejli Sabah". Me dy të arrestuarit në Adana, numri i përgjithshëm i kryetarëve të komunave të arrestuar nga CHP u rrit në 11.

 Foto: Arkivi/ilustrime

 

QËNDRONI TË LIDHUR