• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidentja Osmani takoi përfaqësues të organizatave joqeveritare

Presidentja Osmani takoi përfaqësues të organizatave joqeveritare

Prishtinë, 5 qershor 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të një grupi organizatash joqeveritare aktive në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbikëqyrjes institucionale.

Në fokus të këtij takimi ishte moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe ndikimi që kjo situatë ka në funksionimin e institucioneve demokratike dhe në jetën e qytetarëve.

Sipas Osmanit vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton jo vetëm kredibilitetin e institucioneve, por edhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Në këtë drejtim, presidentja ripërsëriti përkushtimin e saj për të garantuar funksionalitet institucional dhe për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që të vazhdojë të mbetet e hapur për dialog me shoqërinë civile, në funksion të ruajtjes së rendit demokratik dhe forcimit të institucioneve përfaqësuese të vendit”, thuhet në kumtesë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR