• e enjte, 04 dhjetor 2025

Misajllovski për MIA-n: Me përforcimin e ekonomisë do të mund të ndajmë më shumë edhe për mbrojtjen

Misajllovski për MIA-n: Me përforcimin e ekonomisë do të mund të ndajmë më shumë edhe për mbrojtjen

Bruksel, 5 qershor 2025 (MIA) - Një nga pikat kryesore në takimin e sotëm të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel ka qenë se si anëtarët mund të rrisin shpenzimet në mbrojtje, për çka është shumë e rëndësishme që secili vend të ketë një plan afatgjatë, deklaroi për MIA-n ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

"Në takim u dakordua që të gjitha vendet duhet të arrijnë së bashku pragun prej 3,5 për qind në 10 vitet e ardhshme, por dhe secili vend duhet të investojë në mënyrë shtesë në infrastrukturë dhe në gjithçka që lidhet me sigurinë dhe mbrojtjen", tha Misajllovski.

Sipas tij, në këto alokime shtesë mund të përfshijnë gjithçka që lidhet me Ministrinë e Mbrojtjes, Armatën, por edhe të gjitha institucionet që mund të ndihmojnë me sigurinë kolektive dhe atë që do të përbëjnë buxhetin e një strukture të përbashkët të sigurisë në vend.

"Shumë vende kanë filluar tashmë me planet për të arritur deri te këto përqindje. Ne gjithashtu do të punojmë, do të përmirësojmë të gjitha dokumentet tona, do ta bëjmë së bashku me të gjitha institucionet në mënyrë që në periudhën e ardhshme, ngadalë, me kalimin e viteve, të rritet edhe buxheti i shtetit, gjë që është shumë e rëndësishme që edhe buxheti i Ministrisë të jetë më i madh", theksoi Misajllovski.

Në lidhje me propozimin e Sekretarit të përgjithshëm Mark Rute për të rritur gradualisht shpenzimet në një nivel prej pesë për qind të BPV-së deri në vitin 2032, Misajllovski tha se ka diskutuar rreth një numri mesatar vitesh për të arritur në këtë qëllim, por se është më e rëndësishme që secili vend ta arrijë atë sa më shpejt të jetë e mundur.

"Ka disa vende të cilat tashmë janë mbi 3,5 për qind, ka vende që tashmë po arrijnë pesë për qind, por ajo që është e rëndësishme të thuhet është se shumë vende nuk kanë arritur as deri në dy për qind. Vendet e zhvilluara janë përpjekur gjatë viteve të arrijnë 3,5 për qind, gjë që është vërtet e vështirë sepse këto janë ekonomi të mëdha", tha Misajllovski.

Megjithatë, në mes të kësaj, ne duhet të shohim oborrin tonë dhe ta përmirësojmë ekonominë, sepse sa më e mirë të jetë ajo dhe aq më e lartë të jetë BPV-ja, aq më shumë mjete do të hyjnë në buxhetin e ministrisë dhe kështu do ta përmirësojmë të gjithë mbrojtjen, pas çka më e rëndësishme është modernizimi i vetë Armatës.

Misajllovski potencoi se ajo që është veçanërisht e rëndësishme është që në kuadër të këtyre diskutimeve mbi rritjen e shpenzimeve, të diskutohen edhe objektivat e kapaciteteve që janë përcaktuar nga NATO, si dhe për modernizimin e ministrisë.

"Prandaj është e rëndësishme që këto përqindje që do t’i fusim në Buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes të investohen kryesisht në modernizimin e Armatës. Kjo është thelbësore për ne si një shtet anëtar i vogël i NATO-s, sepse para së gjithash duhet të shohim se si ta përmirësojmë armatën tonë, si ta modernizojmë dhe si ta rrisim Buxhetin e Ministrisë në vitet e ardhshme", theksoi Misajllovski, pas çka shprehu mirënjohje që në këtë moment Qeveria po ndan shumë mjete për Ministrinë e Mbrojtjes, gjë që i lejon vendit të jetë në një nivel mbi dy për qind të BPV-së në shpenzimet e mbrojtjes.

Në pjesën për forcimin e aftësive parandaluese dhe mbrojtëse, përmendet edhe nevoja për rritjen e investimeve në prodhimin e mbrojtjes dhe industrinë e specializuar, që sipas Misajllovskit është një segment shumë i rëndësishëm që ne si vend duhet ta zhvillojmë.

"Ka mjaft kompani, unë kohët e fundit kam takuar dhjetëra prej tyre, të cilët janë të interesuara të investojnë në fusha të ndryshme që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë. Këto janë kompani serioze që do të investonin shumë të ardhura. Kjo do ta nxisë ekonominë, por gjithashtu do të ndihmojë edhe në (arritjen) e këtyre përqindjeve dhe në zhvillimin e sferave të tjera", tha Misajllovski. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR