• e diel, 23 qershor 2024

Nëna e Mbapes: Tashmë e dini klubin e ardhshëm të Kilianit

Nëna e Mbapes: Tashmë e dini klubin e ardhshëm të Kilianit

Paris, 21 maj 2024 (MIA) - Nëna e futbollistit të Pari Sen Zhermenit, Kilian Mbape ka refuzuar të tregojë se ku do ta vazhdojë karrierën djali i saj sezonin e ardhshëm.

Në pyetjen për klubin e ardhshëm përgjigja e nënës së tij ka qenë: "Tashmë e dini përgjigjen".

Më 10 maj, Mbape bëri të ditur se do të largohet nga PSZH-ja si lojtar i lirë në fund të sezonit 2023/24.

Me gjasë, francezi karrierën do ta vazhdojë në Real Madrid. Më 16 maj u bë e ditur se klubi madrilen pritet që të shpallë zyrtarisht kontratën me lojtarin para fillimit të Euro 2024.

Njëzet e pesë vjeçari Mbape ka luajtur për PSZH-në që nga viti 2017. Në 307 paraqitje në të gjitha garat, ai ka shënuar 256 gola dhe dha 108 asistime.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR