Ançeloti do të fitojë 770.000 euro në muaj në stolin e Brazilit
- Trajneri italian Karlo Ançeloti do të bëhet trajneri më i paguar në botë pasi në qershor të largohet nga Reali i Madridit dhe të ulet në stolin e kombëtares braziliane në futboll, njoftuan mediumet spanjolle.
- Post By Besnik Shuki
- 08:51, 13 maj, 2025

Madrid, 13 maj 2025 (MIA) - Trajneri italian Karlo Ançeloti do të bëhet trajneri më i paguar në botë pasi në qershor të largohet nga Reali i Madridit dhe të ulet në stolin e kombëtares braziliane në futboll, njoftuan mediumet spanjolle.
Sipas gazetës "AS", Ançeloti do të fitojë 770.000 euro në muaj, respektivisht 9,2 milionë euro në vit. Kjo do ta bëjë trajnerin më të paguar në botë. Deri tani ai ishte Tomas Tuhel, i cili fiton gjashtë milionë euro në vit si përzgjedhës i Anglisë.
Paga e Ançelotit është dyfish më e madhe se dy paraardhësit në stolin e Brazilit, Tite dhe Dorival Zhunior.
Promovimi zyrtar i Ançelotit është caktuar për 26 maj në Rio de Zhanejro, ndërsa muajin e ardhshëm italiani do ta udhëheq Brazilin në ndeshjet e kualifikimeve për botëror kundër Ekuadorit dhe Paraguait. bsh/
Foto: Iks