Mbape shkruan histori në Real Madrid
- Kilian Mbape ka shkruar histori në fanellën e Real Madridit. Klubi mbretëror mbrëmë në ndeshjen kundër Majorkës ka bërë kthesë në xhiron e 36-të të kampionatit spanjoll dhe kështu ia anuloi festimin e titullit Barcelonës për të paktën 24 orë, ndërsa sulmuesi francez e shënoi golin e parë për madrilenët.
- Post By Besnik Shuki
- 10:10, 15 maj, 2025

Madrid, 15 maj 2025 (MIA) - Kilian Mbape ka shkruar histori në fanellën e Real Madridit. Klubi mbretëror mbrëmë në ndeshjen kundër Majorkës ka bërë kthesë në xhiron e 36-të të kampionatit spanjoll dhe kështu ia anuloi festimin e titullit Barcelonës për të paktën 24 orë, ndërsa sulmuesi francez e shënoi golin e parë për madrilenët.
Mbape është në formë të shkëlqyer në fund të sezonit, duke shënuar gjashtë gola në tre ndeshjet e fundit në ligë (tre në "El Klasiko") dhe tani ka 40 gola në të gjitha garat në sezonin 2024/2025.
Mbape është lojtari i parë në historinë e klubit madrilen, i cili ka shënuar 40 gola në sezonin e tij debutues. Në histori për "mbretërit" kanë luajtur emra si Kristiano Ronaldo, Karim Benzema, Rud van Nistelroj, Pushkash, Di Stefano...por francezi arriti t'i tejkalojë të gjithë.
Për shembull, Ronaldo shënoi 33 gola në sezonin e e tij të parë (2009-10). bsh/
Foto: Arkiv