Vinisiusi ka dashur 30 milionë pagë neto për një sezon që ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
- Ylli brazilian i Real Madridit, Vinisius Zhunior nuk është aq afër rinovimit të kontratës me “mbretërit” siç thuhej para pak kohësh.
- Post By Fitore Curri
- 09:33, 14 maj, 2025

Madrid, 14 maj 2025 (MIA) – Ylli brazilian i Real Madridit, Vinisius Zhunior nuk është aq afër rinovimit të kontratës me “mbretërit” siç thuhej para pak kohësh.
Sipas gazetës “Marka”, kontrata aspak nuk është e sigurt, sepse sulmuesi ka kërkuar 30 milionë euro për sezonë që ta vazhdojë kontratën. Kontrata është deri në verën e vitit 2027, por Vinisiusi ka dashur edhe bonus shtesë për rinovimin e kontratës, gjë që i vështirëson gjërat edhe më shumë.
Real Madridi filloi bisedime në fillim të vitit, por kërkesat financiare të lojtarit aspak nuk iu pëlqejnë “të bardhëve”. Lojtari për momentin fiton 17 milionë pas ndryshimeve të fundit në kontratën e tij në vitin 2022.
Përfaqësuesit e Vinisiusit thuhet se për momentin zhvillojnë bisedime paralele me klube nga Arabia Saudite, ku ekipet nuk kanë vështirësi të veçanta financiare.
Në këtë fazë, ende nuk ka ofertë zyrtare për Realin dhe brazilianin, por sezoni i keq i ekipit madrilen sigurisht nuk kontribuon për sqarim të së ardhmes së tij. Paraqitja e tij nuk ishte veçanërisht e shkëlqyer, ndërsa flitet për konflikt mes tij dhe disa lojtarëve të tjerë, që mund të luajë rol në marrjen e vendimit përfundimtar. fc/
Foto: arkivi