Rafael Leao cak i Çellsit
- Sezoni ende nuk ka përfunduar, e disa klube tashmë po përgatiten për merkaton e verës.
- Post By Besnik Shuki
- 13:44, 14 maj, 2025

Milano, 14 maj 2025 (MIA) - Sezoni ende nuk ka përfunduar, e disa klube tashmë po përgatiten për merkaton e verës.
Sipas raortive enga Italia, menaxheri i Çellsit, Enco Mareska, ka ofruar 70 milionë euro për një nga lojtarët më të mirë të Milanit.
Sipas raporteve, londinezët janë të interesuar të përforcojnë sulmin e tyre dhe duan të sjellin sulmuesin Rafael Leao nga "rosonerët".
Sulmuesi është 25 vjeç dhe iu bashkua Milanit verës në vitin 2019 për 49,5 milionë euro.
Këtë sezon, ai shënoi 12 gola dhe bëri 13 asiste në 48 ndeshje. bsh/
Foto: Arkiv