Italiano më në fund ngriti trofeun: Humba tre finale, nuk mendoja se do të arrija sukses menjëherë me Bolonjën
- Futbollistët e Bolonjës e fituan Kupën e Italisë, pasi mbrëmë në Stadiumin olimpik në finalen në Romë e fituan Milanin me rezultatin 1:0. Golin e vetëm e shënoi Dan Endoj në minutën e 53-të.
- Post By Besnik Shuki
- 09:56, 15 maj, 2025

Romë, 15 maj 2025 (MIA) - Futbollistët e Bolonjës e fituan Kupën e Italisë, pasi mbrëmë në Stadiumin olimpik në finalen në Romë e fituan Milanin me rezultatin 1:0. Golin e vetëm e shënoi Dan Endoj në minutën e 53-të.
Bolonja e fitoi kupën e tretë në histori, por të parin pas 51 viteve, respektivisht në vitin 1974.
Trajneri i Bolonjës, Vinçenco Italiano nuk e ka fshehur gëzimin e tij pas fitimit të trofeut.
"Pas disa zhgënjimeve, mendoj se fitorja e Bolonjës ishte e merituar. Gjithashtu, pasi luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe djemtë dhanë një performancë të jashtëzakonshme. Në pjesën e dytë, ne iu përgjigjëm të gjitha hapave të Milanit", tha Italiano.
Vetëm pesë ditë më parë, Bolonja u mposht nga Milani (3:1) në Serie A, por kjo nuk ndikoi negativisht në ekip.
"Këtë sezon bëmë një rrugë të shkëlqyer drejt trofeut, të gjithë së bashku. Këta njerëz e meritonin çmimin. Sa për mua, vij nga tre finale që i kam humbur me Fiorentinën. Këto janë zhgënjime të mëdha, nuk mendoja se do të kisha sukses menjëherë me Bolonjën. Ia dedikoj trofeun familjes Barone (drejtori i Fiorentinës, i cili vdiq vitin e kaluar)”, tha italiani. bsh/
Foto: Printskrin