• e shtunë, 14 qershor 2025

Bruno Fernandesh përsëri është numri një në Mançester Junajted

Bruno Fernandesh përsëri është numri një në Mançester Junajted

Mançester, 16 maj 2025 (MIA) - Kapiteni i Mançester Junajted, Bruno Fernandesh, është shpallur zyrtarisht lojtari i sezonit të klubit.

Dhe pavarësisht sezonit jashtëzakonisht të dobët të "Djajve të Kuq", të cilët janë vetëm në pozitën e 16-të në tabelën e Premier Ligës, portugezi deri më tani ka akumuluar 19 gola dhe 19 asistime në 54 ndeshje, ose gjithsej 38 herë që është përfshirë drejtpërdrejt në arritjen e golave.

Ish lojtari i Sporting Lisbonës e fiton trofeun pas rekordit për herën e katërt. Bruno Fernandesh gjithashtu ishte faktor kyç në kualifikimin e finales së Ligës së Evropës, ku ata përballen me ekipën e Totenhemit të mërkurën e ardhshme. Ai është fituesi i të njëjtit çmim për vitet 2020, 2021 dhe 2024.

Në ndërkohë, Amad Diallo fitoi trofeun për golin më të mirë të Mançester Junajted këtë sezon. Goli që i solli çmimin ishte goli i fitores në derbin e qytetit kundër Mançester Sitit, që solli edhe një kthesë të plotë për ekipin. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR