Trajneri i Espanjolit e sulmoi Jamalin: I thash të ndalet me simulime dhe provokime
- Trajneri i Espanjolit, Manolo Gonzales e komentoi situatën, në të cilën lojtari i tyre Leandro Kabrera u përjashtua nga loja për shkak të goditjes së Lamin Jamalit në humbjen e mbrëmshme me rezultatin 2:0 në derbin e qytetit me Barcelonën, pas çka "blaugranët" u shpallën kampionë në La Liga.
- Post By Besnik Shuki
- 09:39, 16 maj, 2025

Barcelonë, 16 maj 2025 (MIA) - Trajneri i Espanjolit, Manolo Gonzales e komentoi situatën, në të cilën lojtari i tyre Leandro Kabrera u përjashtua nga loja për shkak të goditjes së Lamin Jamalit në humbjen e mbrëmshme me rezultatin 2:0 në derbin e qytetit me Barcelonën, pas çka "blaugranët" u shpallën kampionë në La Liga.
Jamal ishte kyç për fitoren e Barcelonës. Ai e hapi rezultatin në minutën e 53-të, ndërsa në minutën e 79-të u faulua nga Kabrera, i cili u përjashtua nga loja.
Manolo Gonzalez, megjithatë beson se ylli i Barcelonës e teproi dhe në pres konferencë zbuloi se çka i ka thënë në fushë.
"I thash Jamalit të ndalet të aktrojë dhe të provokojë, kjo është e tëra. Nuk ka pasur shkak të bie dhe të aktrojë se e ka humbur vetëdjen. Kabrera e goditi, por Jamali aktroi. Ai është shumë i mirë, por nuk duhej të aktrojë. Kabrera duhet të marrë vetëm një ndeshje suspendim. E goditi Jamalin, me të vërtetë, po nuk ishte ndonjë goditje që do ta shtynte të rrëzohesh ashtu. Në Barcelonë janë teatralë. Nëse i godet, ata menjëherë rrëzohen. Nuk është në rregull të rrëzohet ashtu", komenti trajneri i Espanjolit.
Për tentimin e lojtarëve të Barcelonës që ta festojnë titullin në fushë, që menjëherë "u shua" nga kolegu i tij Hansi Flik, trajneri i nikoqirëve deklaroi se gjermani u tregua zotëri.
"I mblodhi lojtarët e vet dhe i bindi se më mirë është të festojnë në zhveshtore. Nuk ka pasur kuptim të krijohet skandal ose nervozë për dikë. Ai veproi me mençuri", shtoi Gonzales.
Para dy viteve, Barcelona e festoi titullin në stadiumin e Espanjolit, gjë që shkaktoi incidente. bsh/
Foto: Arkiv