Hjusen edhe zyrtarisht futbollist i ri i Real Madridit
- Mbrojtësi i premierligës Bornmut, Din Hujsen, ka nënshkruar sot kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030.
- Post By Melahat Baftija
- 15:34, 17 maj, 2025

Madrid, 17 maj 2025 (MIA) - Mbrojtësi i premierligës Bornmut, Din Hujsen, ka nënshkruar sot kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030.
Hujsen do t'i bashkohet Realit më 1 qershor, me çka do të mund të luajë në Kampionat botëror të klubeve maujin e ardhshëm.
Bornmut publikoi pasdite se Reali e ka aktivizuar klauzolën blerëse prej 50 milionë stërlinave (66,36 milionë dollarëve) që të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me mbrojtësin 20-vjeçar.
Hujsen ka luajtur 34 ndeshje për Bornmut këtë sezonë, duke shënuar tre gola.
Reprezantuesi spanjoll Hujsen, i cili ka lindur në Holandë, ka debutuar për Spanjë në mars në Ligën e kombeve. mb/
Foto: Iks