• e shtunë, 29 qershor 2024

Ançeloti pas barazimit me Sitin: U përgjigëm mirë pas golave të pranuar

Ançeloti pas barazimit me Sitin: U përgjigëm mirë pas golave të pranuar

Madrid, 10 prill 2024 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti i ka shprehur përshtypjet e tij pas barazimit të mbrëmshëm me Mançester Sitin (3:3) në ndeshjen e parë nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve.

"Të dy ekipet luftonin deri në fund. Derisa bënim presion ndaj kundërshtarit, dukeshim mirë. Aq sa mundëm, tentuam ta shfrytëzojmë çdo rast që shpejtë të shkojmë në sulm. U përgjigjëm shumë mirë pas golave të pranuar edhe në pjesën e parë edhe në të dytën. Çështje për fituesin e përgjithshëm është e hapur. Në ndeshjen kthyese do të jetë edhe më vështirë. Të dy ekipet kanë gjasa të barabarta për kalim në gjysmëfinale", deklaroi Ançeloti për mediumet spanjolle.

Ndeshja kthyese do të luhet më 17 prill, në Mançester në stadiumin "Etihad". bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR