Gasperini: Atalanta ka luajtur ndeshje perfekte kundër Juventusit
- Trajneri i Atalantës, Xhan Pjero Gasperini ka lavdëruar lojtarët e tij për fitoren me rezultat të thellë ndaj Juventusit (4:0) në xhiron e 28-të të Seria A.
- Post By Fami Bajrami
- 08:55, 10 mars, 2025

Torino, 10 mars 2025 (MIA) - Trajneri i Atalantës, Xhan Pjero Gasperini ka lavdëruar lojtarët e tij për fitoren me rezultat të thellë ndaj Juventusit (4:0) në xhiron e 28-të të Seria A.
"Ky është futbolli. Ndonjëherë humb, ndonjëherë fiton. Duhet të kujtojmë se Juventusi ka fituar pesë ndeshjet e fundit në Serie A, shumë njerëz vështirë se mund ta imagjinonin rezultatin e sotëm, por ne luajtëm në mënyrë perfekte. Mund të kishim shënuar edhe më shumë para pjesës së parë. Pas golit të dytë, Juventusi humbi vetëbesimin dhe ne e shfrytëzuam këtë maksimalisht”, ka thënë Gasperini pas ndeshjes.
Atalanta pas 28 ndeshjeve ka gjithsej 58 pikë dhe është e treta në tabelën e Serisë A.
Juventusi është në vendin e katërt me 52 pikë.
Foto: EPA