Barcelona refuzoi ofertën prej 100 milionë euro për Rafinjën dhe i ofroi kontratë të re
- Braziliani Rafinja është një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës këtë sezon, ndërsa dëshmi për këtë është fakti se ai ka shënuar 24 gola, duke e bërë lojtarin më të mirë në La liga. Pas tij janë Kilian Mbape nga Real Madridi me 23 gola dhe ylli i Liverpulit, Mo Salah me 21 gola të shënuar.
- Post By Fami Bajrami
- 13:09, 9 mars, 2025

Barcelona, 9 mars 2025 (MIA) - Braziliani Rafinja është një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës këtë sezon, ndërsa dëshmi për këtë është fakti se ai ka shënuar 24 gola, duke e bërë lojtarin më të mirë në La liga. Pas tij janë Kilian Mbape nga Real Madridi me 23 gola dhe ylli i Liverpulit, Mo Salah me 21 gola të shënuar.
E gjithë kjo ka ndikuar që drejtuesit e gjigantit katalunas t'i ofrojnë amerikano-jugorit kontratë të re, pavarësisht se kalimi i tij në Arabinë Saudite dukej shumë i sigurt.
Mediat botërore bën të ditur se Barcelona ka pasur një ofertë prej 100 milionë euro për Rafinjën, ndërsa vetë lojtari do të merrte pagë prej rreth 15 milionë euro nëse do të kalonte te Al-Hilal. Megjithatë, klubi vendosi që brazilianit t'i ofrojë kontratë të re deri në vitin 2030, duke e bërë atë një nga lojtarët më të paguar në skuadër.
Lojtari i ekipit të parë të Barcelonës ka luajtur 40 ndeshje për Barcelonën këtë sezon dhe përveç 24 golave të lartpërmendur, ka shënuar edhe 18 asiste.
Foto: arkivi