Enrike para ndeshjes me Liverpulin: Kemi vetëm një opsion, të dalim në terren dhe të fitojmë
- Trajneri i Pari Sen-Zhermen, Luis Enrike ka ndarë pritshmëritë e tij për revanshin nga 1/8-të e Ligës së Kampionëve me Liverpulin.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:17, 11 mars, 2025

Liverpul, 11 mars 2025 (MIA) - Trajneri i Pari Sen-Zhermen, Luis Enrike ka ndarë pritshmëritë e tij për revanshin nga 1/8-të e Ligës së Kampionëve me Liverpulin.
Ndeshja e parë përfundoi me fitoren të klubit anglez 1-0.
"Qasja ime nuk ndryshon, por është e vërtetë që siç janë gjërat tani, ne jemi në negativ. Kemi vetëm një opsion - të dalim në terren dhe të fitojmë. Dëshirojmë të tregojmë se jemi të aftë për të luajtur një lojë të mirë në stadiumin e Liverpulit. Qëllimi ynë është i qartë - të përpiqemi të jemi më të mirë se kundërshtari ynë. Është e vështirë të luash si mysafir, por do të përpiqemi ta kontrollojmë situatën. Qëllimi ynë është të kemi posedimin e topit, kjo është baza jonë, dhe më pas do të shohim se si do të zhvillohet ndeshja", tha Enrike për ueb faqen e UEFA-s.
Ndeshja do të luhet sonte (me fillim në orën 21) në stadiumin "Enfild".
Foto: EPA