• e martë, 11 mars 2025

Sallah mund ta vazhdojë karrierën në Barcelonë

Sallah mund ta vazhdojë karrierën në Barcelonë

Barcelonë, 11 mars 2025 (MIA) - Futbollisti i Liverpullit, Mohamed Sallah është interesuar për të kaluar në Barcelonë.

Sipas "Diario Sport", të dy palët kanë qenë në kontakt verën e vitit 2024 dhe tani e kanë ripërtëritur interaksionin.

Kontrata e egjiptianit 32-vjeçar me Liverpullin skadon në fund të këtij sezoni. Ai paraparakisht disa herë deklaroi se mund të largohet nga klubi këtë verë.

Sallah këtë sezon ka luajtur 41 ndeshje për Liverpullin, duke shënuar 32 gola dhe 22 asistime. Ai luan për "Të kuqtë" nga vera e vitit 2017.

"Transfermarket" e vlerëson në treg vlerën e Sallahut në 55 milionë euro. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR