Mançester Junajted planifikon të ndërtojë stadium të ri
- Pres shërbimi i Mançester Junajted i publikoi planet për ndërtimin e stadiumit të ri.
- Post By Besnik Shuki
- 13:27, 11 mars, 2025

Mançester, 11 mars 2025 (MIA) - Pres shërbimi i Mançester Junajted i publikoi planet për ndërtimin e stadiumit të ri.
Në ueb faqen zyrtare të klubit thuhet se stadiumi do të ketë kapacitet prej 100.000 ulësve.
"Qëllimi i ynë afatgjatë si klub është ta kemi ekipin më të mirë të futbollit në botë, i cili do të luajë në stadiumin më të mirë në botë. Jemi falënderues për punën që e ka ndërmarrë grupi punues për rigjenerimin e 'Old Traford'-it. Me kujdes i shqyrtojmë analizat e tij, si dhe qëndrimet e mijëra tifozëve dhe banorëve lokalë dhe kemi ardhur në konkludim se stadiumi i ri është rruga e duhur", deklaroi drejtori ekzekutiv i Mançester Junajted, Omar Berada.
Klubi beson se ndërtimi i stadiumit të ri dhe programit shoqërues për rigjenerenimin e zonës rreth "Old Traford"-it mund të sjell 7,3 miliardë funta shtesë në vit në ekonominë e Britanisë së Madhe. bsh/
Foto: EPA