• e diel, 18 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mota pas humbjes nga Atalanta: Nuk mund të flasim më për skudeton

Mota pas humbjes nga Atalanta: Nuk mund të flasim më për skudeton

Torino, 10 mars 2025 (MIA) - Trajneri i Juventusit, Tiago Mota pas humbjes së mbrëmshme ndaj Atalantës (0:4) në xhiron e 28-të të Serisë A, ka hequr dorë nga trofeu në kampionatin italian.

"E dinim që ndeshja do të ishte e vështirë. Atalanta donte të përfitonte nga gabimet tona. Penaltia, të mos flasim për natyrën e saj kontroverse, ishte një moment i dhimbshëm. Jemi një ekip i ri, u përpoqëm të shkonim përpara për t'u rikthyer në lojë, por kishte boshllëqe në mbrojtje.

Goli i parë na rrëzoi psikologjikisht dhe na hodhi jashtë ekuilibrit. Jemi të mërzitur dhe të zhgënjyer. Njëherësh, nuk do të flitet më për skudeton", deklaroi Mota pas ndeshjes.

Juventusi gjendet në vendin e katërt me 52 pikë, Interi është lider me 61 pikë. Kanë mbetur edhe dhjetë raunde. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR