• e diel, 09 mars 2025

Reli i femrave nëpër rrugët e Shkupit

Reli i femrave nëpër rrugët e Shkupit

Shkup, 9 mars 2025 (MIA) – Reli i femrave do të mbahet sot nëpër rrugët e Shkupit, në organizim të Federatës Automobilistike të Maqedonisë (FAM). Reli është strukturuar në dy pjesë: vozitje në qytet nëpër rutë të dhënë prej më parë (jepet pak para fillimit të relit) dhe provë e shpejtësisë. Pjesëmarrëset në #relin e femrave 2025 kanë detyrim të posedojnë leje të vozitjes dhe veturë personale, ndërsa në ekip kanë edhe bashkëshofer. 

“Është hera e gjashtë që organizojmë një ngjarje të tillë, ku përmes një gare aftësish dhe shpejtësie inkurajojmë të gjitha vajzat dhe gratë që të angazhohen aktivisht në këtë sport të bukur. Nëpërmjet përfshirjes në automobilizëm, federata jonë kontribuon jo vetëm në argëtim, por edhe në zhvillimin dhe promovimin e vlerave dhe kulturës së sjelljes në komunikacion. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne dhe si vajza, gra, do të dërgojmë një  porosi të fortë për barazi, në frymën pozitive, kujdes dhe respekti për të gjithë ata me të cilët garojmë, por edhe ata që i hasim çdo ditë duke vozitur nëpër rrugët e qytetit”, thotë Kristina Stanojkovska, nënkryetare e FAMV-së.

Reli mbështetet nga shumë partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë të Federatës Automobilistike të Maqedonisë së Veriut e cila është anëtare e Federatës Automobilistike Botërore (FIA). fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR