• e diel, 09 mars 2025

Guardiola: Duhet më shumë përpjekje për t'u kualifikuar në Ligën e kampionëve

Guardiola: Duhet më shumë përpjekje për t'u kualifikuar në Ligën e kampionëve

Mançester, 9 mars 2025 (MIA) – Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola deklaroi se “qytetarët” duhet të bëjnë më shumë përpjekje për t’u kualifikuar në Ligën e kampionëve.

"Skuadra duhet të tregojë lojë më të mirë dhe nevojitet një përpjekje më e madhe për t'u kualifikuar në Ligën e kampionëve. Situata nuk është e lehtë, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Kanë mbetur edhe 10 raunde dhe pas ndeshjes me Brajtonin të shtunën do të bëhet më e qartë se çfarë do të ndodhë më pas”, deklaroi Guardiola për ESPN.

Pas 28 ndeshjeve, Siti gjendet në vendin e katërt në renditjen e Premier ligës dhe ndodhet në zonën e Ligës së kampionëve.

Në xhiron e radhës skuadra e Guardiolës do të luajë kundër Brajtonit. Liverpuli është lider me gjithsej 70 pikë.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR