Mickoski: Qeveria ka marrë vendim që hendbollistëve t'u ndahet bonus prej 3 milionë denarë
- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Sportit, Borko Ristovski pritën në takim përfaqësuesit e Maqedonisë në hendboll të cilët garuan në Kampionatin botëror të hendbollit të mbajtur në Republikën e Kroacisë.
- Post By Fami Bajrami
- 14:25, 11 mars, 2025

Shkup, 11 mars 2025 (MIA)- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Sportit, Borko Ristovski pritën në takim përfaqësuesit e Maqedonisë në hendboll të cilët garuan në Kampionatin botëror të hendbollit të mbajtur në Republikën e Kroacisë.
Kryeministri Mickoski i përgëzoi për frymën luftarake, sakrificën dhe përfaqësimin e Maqedonisë në këtë garë prestigjioze.
“Në emër të Qeverisë dhe në emrin tim personal, dua të përgëzoj sinqerisht hendbollistet tanë për paraqitjen e tyre të shkëlqyer dhe për krenarinë që na sollën me lojën e tyre të guximshme në Kroaci! Ju keni treguar edhe një herë se me frymën luftarake, përkushtimin dhe bashkimin mund t'i shtyjmë kufijtë e mundësive dhe ta paraqesim Maqedoninë në dritën më të mire”, ka thënë Mickoski.
Për këtë qëllim, Qeveria ka marrë vendim që t’i shpërblejë hendbollistët me bonus në vlerë prej 3 milionë denarë, si rezultat i paraqitjes dhe sakrificës dinjitoze të sportistëve maqedonas në Kroaci.
“Çdo ndeshje e juaja ishte dëshmi e forcës së frymës sportive maqedonase”. Lufta në fushë, zemrën që latë për fanellën tonë dhe mbështetjen që keni marrë nga tifozët maqedonas janë shembull i vërtetë se çfarë do të thotë dashuri për atdheun”, theksoi kryeministri Mickoski.
Foto: Qeveria