Kasami: VLEN-i, bashkë në zgjedhjet lokale
- Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistën e ditës në TV Alsat, ka folur rreth zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen gjatë këtij viti por edhe qëndrimit të Koalicionit VLEN, se si do të shkojë në këto zgjedhje.
- Post By Fitore Curri
- 21:42, 11 mars, 2025

Shkup, 11 mars 2025
Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistën e ditës në TV Alsat, ka folur rreth zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen gjatë këtij viti por edhe qëndrimit të Koalicionit VLEN, se si do të shkojë në këto zgjedhje.
Kasami u shpreh se në kuadër të Koalicionit VLEN, dominon qëndrimi se duhet të shkohet bashkë në zgjedhjet lokale edhe me kandidatë për kryetar edhe me lista për këshilltarë.
“Unë besoj se ky do të jetë vendimi përfundimtar i Koalicionit VLEN”, nënvizoi Kasami.
Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Fotografia: Lëvizja Besa