Snopçe akuzon Këshillin Gjyqësor për skandale dhe ndikim politik
- Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, ka ngritur akuza të rënda ndaj disa anëtarëve të Këshillit Gjyqësor gjatë interpelancës së zhvilluar në Parlament. Ai deklaroi se disa nga pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor lidhen me skandale të shumta, duke i cilësuar si të përlyer në vendime të cilat kanë ndikuar në lirimin e figurave të kontestuara politike.
- Post By Fitore Curri
- 20:29, 11 mars, 2025

Shkup, 11 mars/ 2025
Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, ka ngritur akuza të rënda ndaj disa anëtarëve të Këshillit Gjyqësor gjatë interpelancës së zhvilluar në Parlament. Ai deklaroi se disa nga pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor lidhen me skandale të shumta, duke i cilësuar si të përlyer në vendime të cilat kanë ndikuar në lirimin e figurave të kontestuara politike.
“Një nga rastet më flagrante është ‘Target Fortesa’, ku gjyqtari i apelit, Enver Bexheti, u fut në listën e zezë të SHBA-së për mbajtjen e lëndës në sirtar, duke ndihmuar që lënda e Sasho Mijallkovit të vjetrohej. Këto vendime kanë patur impakt direkt në shpëtimin e Mijallkovit”, deklaroi Snopçe.
Ai gjithashtu akuzoi Frontin për mbrojtjen e këtyre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, duke argumentuar se ata kanë ndihmuar edhe në tentativat për lirimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të tjerëve që janë në listën e zezë amerikane. “Në mungesë të një sistemi gjyqësor funksional në vend, dënimet po i japin shtetet e huaja, respektivisht SHBA-të”, theksoi ai.
Interpelanca ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor vazhdon të ngjallë reagime të ashpra, me palët politike që ndajnë qëndrime të kundërta mbi kredibilitetin dhe integritetin e këtij institucioni.
Halil Snopçe, deputet i Koalicionit VLEN
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Fotografia: Arkivi i MIA-s