• петок, 05 јули 2024

Zllate Mehmedoviq do të jetë drejtori i ri i Klinikës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim

Zllate Mehmedoviq do të jetë drejtori i ri i Klinikës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Mjeku Zllate Mehmedoviq do të jetë drejtori i ri i Klinikës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim në Shkup.

Konfirmim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka, por burime të njoftuara mirë për MIA-n konfirmuan se Mehmedoviq do të emërohet në këtë funksion. 

Mehmedoviq është zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Është i lindur më 18 nëntor të vitit 1976. Ishte ish drejtor i Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit dhe ish kryetar i Shoqatës për Mjekësi të Punës në Maqedoni. Punon si koordinator i Këshillit Mbikëqyrës për reforma në MSHP, koordinator për digjitalizim në shëndetësi, koordinator kombëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për MSHP, koordinator kombëtar i OBSH-së për burime njerëzore në shëndetësi dhe koordinator kombëtar i OBSH-së për ekipet për situata urgjente. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан