• недела, 16 јуни 2024

Zjarr në një garazh në Lisiçe të re, është shkaktuar dëm material

Zjarr në një garazh në Lisiçe të re, është shkaktuar dëm material

Shkup, 8 qershor 2024 (MIA) - Një zjarr ka shpërthyer sot një një autoservis të improvizuar - garazh në Lisiçe të re. Është ndërhyrë me dy automjete zjarrfikëse dhe shtatë zjarrfikës. Të lënduar nuk ka, është shkaktuar dëm material.

"Zjarri është shuar, ekipet janë tërhequr. Është djegur një automobil, drunjë dhe disa materiale tjera. Fatmirsisht nuk ka të lënduar. Këto janë informacionet fillestare", deklaroi për MIA-n komandanti i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomeski.

Dëmi material ende nuk është përcaktuar. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан