• вторник, 25 јуни 2024

Urim i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski me rastin e festës së Kurban Bajramit

Urim i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski me rastin e festës së Kurban Bajramit

Shkup, 16 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me rastin e festës së Kurban Bajramit, personalisht dhe në emër të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame festën e madhe fetare të Kurban Bajramit.

Të gjithë atyre që po e festojnë këtë festë të madhe, thotë ai në urim ju uroj shumë shëndet, lumturi dhe momentet e festave t'u kaloni në paqe, dashuri dhe gëzim me më të dashurit tuaj.

Kurban Bajramin, shtohet në urim, ta kaloni në frymën e bujarisë, duke ndihmuar dhe ndarë me ata që kanë nevojë për ndihmë, duke vënë në pah humanizmin dhe kujdesin njerëzor në këto ditë festive.

"Kjo festë e madhe, është përkujtues i ekzistencës njerëzore, si dhe rëndësisë së madhe të besimit, mirëkuptimit dhe tolerancës reciproke si kushte thelbësore për bashkëjetesë dhe paqe", nënvizohet në urimin e Mickoskit. mb/

Тагови

Остани поврзан