• вторник, 25 јуни 2024

Arrestohet krimineli për të vuajtur dënimin me burg

Arrestohet krimineli për të vuajtur dënimin me burg

Shkup, 16 qershor 2024 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Shkup sot në ora 03:30 në fshatin Shishevë të Shkupit, kanë privuar nga liria personin J.S (25) nga fshati Shishevë, njofton MPB-ja.

Ai ishte shpallur në kërkim me urdhër qendror për vuajtjen e dënimit me burg prej 5 vitesh e 11 muajsh për kryerjen e disa veprave penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 dhe “prodhim dhe vendosje e paautorizuar në treg e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve" sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Siç qëndron në komunikatë, personi është dërguar në Stacionin Policor Gjorçe Petrov për procedurë të mëtutjeshme, pas së cilës do të dërgohet në institucionin ndëshkues-korrektues kompetent për vuajtje të dënimit. mb/

Остани поврзан