• сабота, 28 септември 2024

Nikolloski: Është e mundur që të vendoset tren urban në Shkup

Nikolloski: Është e mundur që të vendoset tren urban në Shkup

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski konsideron se nga sezoni i ardhshëm është e mundur që në Shkup të vendoset tren urban, respektivisht të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese hekurudhore për transport në qytet me trenat që u furnizuan nga Kina para përfundimit të mandatit të qeverisë së mëparshme të VMRO-DPMNE-së.

"Mund të mendojmë për vendosjen e të ashtuquajturit tren urban në kuadër të qytetit të Shkupit. Infrastruktura ekzistuese hekurudhore në qytetin e Shkupit është relativisht e mirë dhe do të mundësojë të shfrytëzohet dhe qytetarët për një kohë të caktuar të mund të arrijnë për shembull nga Draçeva në Shkup. Kjo mund të fillojë që në sezonin e ardhshëm dhe mund të bëhet një unazë e tërë hekurudhore rreth Shkupit, veçanërisht me lagjet nga të cilat njerëzit tani kanë një problem serioz të arrijnë në qendër të qytetit. Në këtë mënyrë do të mund të arrijnë shpejt në qendër dhe për këtë do të mund të shfrytëzohen trenat që janë blerë në fund të mandatit të qeverisë së kaluar të VMRO-DPMNE-së", tha Nikolloski në intervistën për TV Sitel.

Lidhur me ndërtimin e hekurudhës nga Kumanova deri në Deve Bair tha se mund të garantojë se do të realizohen dy fazat e para në të cilat po punohet, ndërsa për të tretën për të cilën janë planifikuar grante dhe kredi, procedura ende nuk ka filluar. Prandaj për atë fazë do të mund të japë një afat më konkret brenda një ose dy muajsh.

Sa i takon marrëveshjes me Behtel dhe Enka, tha se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që qytetarët e Maqedonisë të marrin sa më shumë kilometra autostradë për kornizën e dakorduar të mjeteve prej 1,3 miliardë euro. Sipas tij, është joetike të ndërpritet kontrata për të cilën janë paguar më pak se 250 milionë euro, sepse kjo do të nënkuptonte heqje dorë nga ato mjete si dhe do të pasonin edhe procedura të mundshme të arbitrazhit.

Foto: VMRO-DPMNE

 

Тагови

Остани поврзан