• недела, 09 март 2025

Zelenski: Sulmi në Dobropilia në Donjeck tregon se qëllimet e Rusisë nuk kanë ndryshuar

Zelenski: Sulmi në Dobropilia në Donjeck tregon se qëllimet e Rusisë nuk kanë ndryshuar

Kiev, 8 mars 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski, pas sulmit rus ndaj qytetit Dobropilia, në Donjeck, në të cilin u vranë 11 persona, deklaroi se sulmet e tilla tregojnë se qëllimet e Rusisë nuk kanë ndryshuar dhe se për këtë është me rëndësi të fuqizohet mbrojtja ajrore e Ukrainës, si dhe të ashpërsohen sanksionet kundër Rusisë. 

Ai theksoi se gjithçka që e ndihmon presidentin rus Vladimir Putin që ta financojë luftën kundër Ukrainës duhet të bllokohet. 

Zelenski shkroi në Fejsbuk se më shumë se 30 persona, në mesin e të cilëve pesë fëmijë, janë plagosur në sulm. 

Ai theksoi se janë dëmtuar pesë ndërtesa banesore, një ndërtesë administrative dhe një automjet zjarrfikës. 

Zelenski tha se forcat ruse kanë gjuajtur dy raketa balistike në qendrën e qytetit Dobropilia, ndërsa pastaj edhe një drejt shërbimeve të shpëtimit të cilët mbërritën në vendin e sulmit. 

Në rajonin Donjeck është shpallur ditë zie për viktimat nga sulmi i mbrëmshëm rus ndaj qytetit Dobropilia. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан