Pothuajse 100 njerëz në Sudan e humbën jetën për më pak se një muaj
- Pothuajse 100 njerëz e humbën jetën nga kolera në dy javët e fundit në shtetin sudanez të Nilit të Bardhë, kumtoi organizata Mjekët pa kufi.

Kartum, 7 mars 2025 (MIA) - Pothuajse 100 njerëz e humbën jetën nga kolera në dy javët e fundit në shtetin sudanez të Nilit të Bardhë, kumtoi organizata Mjekët pa kufi.
Organizata ndërkombëtare mjekësore humanitare kumtoi se prej 20 shkurtot janë regjistruar 2.700 raste të infektimit, përfshirë 92 raste të vdekjes.
Lufta në Sudan zgjatë pothuajse dy vite, ndërsa filloi kur tensionet mes armatës dhe forcave paraushtarake për reagim të shpejtë (RSF) eskaluan në konflikt në Kartum dhe në tërë vendin. RSF filloi sulme në fushën e shtetit Nili i Bardhë muajin e kaluar, me ç'rast u vranë disa qindra civilë, përfhirë edhe fishnja të sapolindura. Në atë peorudhë armata sudaneze kumtoi se ka arritur përparim në rajon, duke i ndërprerë rutat kyçe për furnizim të RSF-së. Gjatë sulmit të RSF-së më 16 shkurt, grupi gjuajti predhë e cila e goditi elektranën Rabak, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke e shkaktuar valën e fundit të kolerës.
Epidemia e kolerës në rajon e shënoi kulmin mes 20 dhe 24 shkurtitm kur pacientët dhe familjet e tyre masovisht vinin në spitalin Kosti. Pjesa më e madhe e pacientëve kishin dehidruar seriozisht, ndërsa organizata parashtroi 25 tonë materiale logjistike, si krevatë dhe tenda.
Ministria e Shëndetësisë e Nilit të Bardhë iu përgjigj shpërthimit të epidemisë me sigurim të qasjes drejt ujit të pastër dhe ndalesës për përdorim të qerreve me gomarë për transportin e ujit. Është kryer edhe vaksinimi i popullatës.
Ministria sudaneze e shëndetësisë të martën kumtoi se 57.135 raste të kolerës, përfshrië edhe 1.506 raste të vdekjes, janë regjistruar n[ë 12 nga 18 shtetet e SSudanit. Epidemia e kolerës zyrtarisht u hpall më 12 gusht të vitit të kaluar, pasi që filloi vala e re e rasteve. ab/
Foto: МIА arkivi