• недела, 09 март 2025

Gjashtë të vrarë në sulme ruse ndaj Ukrainës

Gjashtë të vrarë në sulme ruse ndaj Ukrainës

Kiev, 9 mars 2025 (MIA) – Të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulmet ruse ndaj Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan autoritetet rajonale. 

Rusia gjatë natës ka lansuar 119 dronë mbi Ukrainë, ndërsa mbrojtja kundërajrore ukrainase ka rrëzuar 73. 

Guverantori i rajonit Donjeck, Vadim Filashkin njoftoi se dy persona janë vrarë në qytetet Pokrovsk dhe Siversk, përderisa 23 persona janë plagosur. 

Në rajonin Harkov një fëmijë 14-vjeçar është vrarë gjatë granatimit rus në fshatin Kivsharivke, konfirmoi guvernatori rajonal. 

Sipas guvernatorit të Zonës Herson, Oleksandër Prokudin, në sulme në zonën Herson janë vrarë tre persona, ndërsa nëntë janë plagosur. fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s

 

Тагови

Остани поврзан